Nxënësi 16-vjeçar, i cili ka vrarë mësuesen e tij ka thënë se ishte i pushtuar nga demonët dhe se një zë i kishte thënë të vriste. Ai ka pranuar krimin e tmerrshëm fillimisht tek një mësues tjetër dhe më pas tek autoritetet policore.
E gjithë bota politike e Francës, si dhe komuniteti arsimor i vendit, kanë shprehur tronditjen nga ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit dhe shprehën ngushëllimet për familjen e mësueses.
Sipas burimeve të gazetës “Le Figaro”, nxënësi, i cili është me probleme mendore, ka goditur me thikë në gjoks mësuesen e tij.
Lexo edhe: “E goditi me thikë në gjoks”, dëshmitë tronditëse të vrasjes së mësueses në Francë
Vrasja brutale ndodhi në orën 10 të mëngjesit në një shkollë të mesme. Mësuesit i mbyllën nxënësit në klasat e tyre për të paktën dy orë, ndërsa disa kishin arritur tashmë të arratiseshin dhe të kërkonin strehim të sigurt disa qindra metra larg.
Janë shokuese dëshmitë e studentëve që ndodheshin në klasë në momentin e vrasjes mizore.
/abcnews.al