VIDEO/ Përfshihet nga flakët apartamenti pas Presidencës, zjarrfikëset në vendngjarje

schedule12:27 - 22 Shkurt, 2023

schedule 12:27 - 22 Shkurt, 2023

 

Ambientet e një zyre janë përfshirë nga flakët në Tiranë, saktësisht pas godinës së presidencës.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra, raporton se forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Po ashtu mësohet se si pasojë e këtij zjarri nuk persona të lënduar, ndërshohet se shkak ka qenë një shkëndijë eletrike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. r.t/abcnews.al