Sanchez nuk merr votëbesimin për tu bërë Kryeministër i Spanjës

schedule14:20 - 24 Korrik, 2019

schedule 14:20 - 24 Korrik, 2019

Pedro Sanchez nuk ka arritur të marrë votëbesimin në parlamentin e vendit për tu bërë kryeministër. Aleti i Podemos vendosi të abstenonte. Të enjten parashikohet raundi i dytë i votimit ku Sanchez do të mjaftohet me një mazhorancë të thjeshtë. E sipas mediave spanjolle një gjë e tillë ka shumë gjasa të ndodhë

124 vota: 123 të partisë socialiste dhe një votë e partisë rajonale të Kantabrias. Nuk arriti të marrë votëbesimin e parlamentit për tu bërë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Ai ndaloi larg 176 votave të domosdoshme të raundit të parë për të vazhduar.

Partia “Unidas Podemos”, aleat natyral i socialistëve abstenoi dhe dy forcat vazhdojnë të negociojnë në prag të raundit të dytë të votimit më parlament, që do të ndodhë të enjten. Sanchez në këtë rast do të ketë nevojë për një mazhorancë të thjeshtë për të marrë mandatin e dytë në krye të ekzekutivit.

Sipas mediave spanjolle kryeministri mund t’ia dalë të enjten duke nxjerrë vendin nga bllokimi ku ndodhet që prej muajit prill kur socialistët fituan zgjedhjet parlamentare por pa numrat e duhur për të qeverisur të vetëm pa aleatë.

Në fjalimin e tij dy orë të gjatë para votimit, Sanchez foli për reformën kushtetuese, ambientin dhe punën. Ai u përpoq të bindë ekstremin e majtë dhe më pas iu drejtua Podemos, por Pablo Iglesias përdori veton e tij kundër qeveria së re.

Parashikohej që në raundin e parë Podemos të mos votonte për Sanchez në pritje të disa lëshimeve që do të reduktonin distancat mes dy partive. Igkesias u shpreh se partia e tij dëshironte një vend me peshë në qeverinë e re, që do të korrespondonte me 3.7 milion zgjedhës që e kanë votuar.

Nëse marrëveshja me Podemos do të arrihet, Spanja do të ketë qeverinë e parë të koalicionit në historinë e saj demokratike, nëse nuk do të ketë marrëveshje, Sanchez do të ketë në dispozicion dy muaj të tjerë për të krijuar qeverinë./ABC News Albania 24/7