Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme, njëri prej të cilëve në kërkim për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për 25-vjecarin me inicialet E.L, ndaj të cilit Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sakaq një 30 vjecar është arrestuar në Manzë për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”- thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al