Biden do të takohet me liderët e krahut lindor të NATO-s mes shqetësimeve të Rusisë

schedule10:58 - 22 Shkurt, 2023

schedule 10:58 - 22 Shkurt, 2023

Joe Biden do të takohet sot me liderët lindorë të NATO-s pas fjalimit të Vladimir Putin, i cili fajësi Perëndimin për luftën në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohen me anëtarët e Bukuresht 9: Bullgarinë, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Takimi vjen pas udhëtimit të papritur të Biden në Kiev dhe një fjalimi në Kështjellën Mbretërore të Varshavës, Poloni, në të cilin ai tha se e gjithë bota u përball me provën më madhe në shekuj.

“Nuk duhet të ketë dyshim: mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet, NATO nuk do të ndahet dhe ne nuk do të lodhemi”.

Rusia e konsideron NATO-n si një kërcënim ekzistencial dhe  Putin përdori pjesën më të madhe të fjalimit të tij ditën e djeshme për të kritikuar Perëndimin për mbështetjen e Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!