Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbretërit turpërojnë me “manita” Liverpool-in në betejën e parë

schedule22:55 - 21 Shkurt, 2023

schedule 22:55 - 21 Shkurt, 2023

Një Real Madrid fantastik sot në “Anfield Road”.

Los Blancos kanë shkatërruar 2-5 Liverpool-in duke dhuruar plot emocione në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket ndeshjes, vendasit e nisën furishëm duke realizuar 2 gola të shpejtë me Nunez 4′ dhe Salah 14, por Vinicius realizoi dopietë në minutat 21′ 36′ duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 2-2, shkruan abcnews.al.

Me fillimin e të dytës, Reali ishte më superior duke përmbysur rezultatin me golat e Militao 47′, Benzema 55′, 67′.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 15 mars në Santiago Bernabeu, teksa epërsia prej tre golash e bën favorit Realin për të vazhduar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. SHIKO GOLAT

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Napoli ka kryer detyrën duke fituar pastër 0-2 ndaj Frankfurt.

Golat për italianët u realizuan nga Osimeh 40′ dhe Di Lorenzo 65′.

Kujtojmë se Napoli humbi një penallti me Kvaratskhelia në minutën e 36′ i cili gaboi nga pika e bardhë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 15 mars në Itali. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!