Presidenti amerikan, Joe Biden ka udhëtuar në Poloni ku është takuar me presidentin e vendit Andrzj Duda. Udhëtimi vjen vetëm një ditë pas vizitës së papritur të Biden në Ukrainë.
Gjatë bisedimeve me Andrzej Duda sot, presidenti amerikan ripohoi angazhimin e vendit të tij ndaj Ukrainës dhe tha se mbështetja e saj mbetet e palëkundur.
“Siç i thashë presidentit Zelensky kur folëm dje në Kiev, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur”, tha Biden.
Duda vlerësoi vizitën e liderit 80-vjeçar, duke thënë se diçka e tillë tregon se SHBA-ja është e përkushtuar për të ruajtur sigurinë në Europë.
“Vizita juaj është një shenjë e rëndësishme e sigurisë, një sinjal i përgjegjësisë së SHBA-së për sigurinë e botës dhe Europës. Amerika mund të udhëheqë rendin botëror,” tha Duda.
/abcnews.al