Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria e Elbasanit gjen prova të reja, masa që kërkohet për 6 efektivët që u rikthyen në detyrë

schedule14:06 - 21 Shkurt, 2023

schedule 14:06 - 21 Shkurt, 2023

Prokuroria e Elbasanit ka gjetur prova të reja lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë.

Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu, të cilët më herët u rikthyen në detyrë pasi pas ngjarjes u pezulluan.

Efektivët u pezulluan nga detyra me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, me akuzën për “Shpërdorim detyre”, ndërsa më pas Apeli i riktheu në detyrë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me të anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!