Meta për Teatrin: Rrethimi me policë ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme

schedule10:20 - 24 Korrik, 2019

schedule 10:20 - 24 Korrik, 2019

Për prishjen e Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit shkruan se rrethimi me policë i godinës një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit.

Reagimi i Presidentit

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!