Bjellorusia shpreh shqetësimin për praninë e trupave ukrainas pranë kufirit të saj, reagon Ukraina

schedule11:27 - 21 Shkurt, 2023

schedule 11:27 - 21 Shkurt, 2023

Bjellorusia njoftoi sot se ka një përqendrim të konsiderueshëm të trupave ukrainase pranë kufirit të saj dhe paralajmëroi se kjo përbën një kërcënim për sigurinë e saj.

“Aktualisht një grup i rëndësishëm i ushtrisë ukrainase është vendosur shumë afër sektorit bjelloruso-ukrainas të kufirit,” tha ministria e mbrojtjes e vendit në një postim në Telegram.

“Diçka e tillë mund të përshkallëzohet në incidente kufitare,” shtoi ai.

Më herët sot, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se vendi do të krijojë një forcë të re të vullnetarëve për të mbrojtur territorin e tij, në mënyrë që të gjithë të trajnohen në përdorimin e armëve, të jenë në gjendje të reagojnë nëse vendi sulmohet dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit publik.

Ukraina është e shqetësuar se Bjellorusia do t’i bashkohet luftës. Lukashenko, nga ana e tij, ka deklaruar se kjo do të ndodhë vetëm nëse vendi i tij sulmohet nga Kievi.

Ushtria bjelloruse prej muajsh po kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë. Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, akuzoi sot se Bjellorusia po rrit “retorikën e saj agresive dhe militariste” përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, por shtoi se Kievi nuk përbën asnjë kërcënim.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!