Numri i të vdekurve nga një tërmet që goditi rajonin kufitar Turqi-Siri të hënën ka shkuar në gjashtë, dy javë pasi tërmetet më të mëdha në të dy vendet shkaktuan më shumë se 47,000 viktima dhe lanë qindra të pastrehë.
Tërmeti i parë i së hënës, këtë herë me magnitudë 6.4 ballë, u regjistrua pranë qytetit jugor turk të Antakias dhe u ndje në Siri, Egjipt dhe Liban.
Fokusi i saj ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane (EMSC). Pasoi një lëkundje e dytë, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.
Sipas informacioneve, tërmeti ra ndërsa njerëzit ishin në ndërtesën tashmë të dëmtuar për të marrë sendet përpara se të prishej.
Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se më shumë se 600 persona u plagosën nga tërmeti i së hënës, nga të cilët 18 u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitalet në Adana dhe Dortiol.
/abcnews.al