Shqipëria kalon “pikun” e gripit, epidemiologët: Numri i rasteve po ulet

schedule20:18 - 20 Shkurt, 2023

schedule 20:18 - 20 Shkurt, 2023

Vala e të prekurve nga gripi dhe virozat e tjera në qarkullim ka nisur rënien. Konfirmimi vjen nga Instituti i Shëndetit Publik. Kulmi i të infektuarve sipas epidemiologes Rovena Daja u arrit në fillim të shkurtit.

Megjithë këtë qendrat shëndetësore po presin më pak pacientë të vegjël. Kjo sipas mjekëve se agresiviteti i virusit ka rënë. Temperatura po dominohet më lehtë ndërsa koha e saj është shkurtuar.

Imuniteti i munguar ndaj gripit bëri që pas tre vitesh pandemi virusi të rikthehej me agresiv duke shtuar jo vetëm numrin e të sëmurëve, por dhe komplikacionet prej tij në të gjitha moshat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!