Mbreti Charles III është takuar të hënën me rekrutët ushtarakë ukrainas që po kryenin trajnime nga forcat britanike dhe ndërkombëtare në jugperëndim të Anglisë.
Misioni “u ofron trajnime bazë luftarake gjatë pesë javëve për rekrutët ukrainas që do të kthehen për të luftuar në Ukrainë”, sipas një deklarate nga Buckingham Palace.
I shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm britanik, gjenerali Sir Patrick Sanders, Mbreti Charles u takua gjithashtu me personelin ushtarak ndërkombëtar të cilët kanë bashkuar forcat me Ushtrinë Britanike, për të ofruar trajnime për ukrainasit në zona të tjera të Britanisë, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al