Sevilla ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme për të treguar qëndrimin e saj për “Çështjen Negreira”, për të cilën prokuroria po heton kompaninë në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve nga viti 1994 deri në 2018, i cili mori pagesa monetare nga Barcelona midis viteve 2016 dhe 2018. Bëhet fjalë për një pagesë prej 1.4 milionë eurosh për Negreirën të dhënë nga Barcelonës.
Njoftimi i klubit të Sevilla
“Pak ditë pasi dolën në publik informacioni i ashtuquajtur “Çështja Negreira”, Sevilla FC dëshiron të shfaqë shqetësimin dhe indinjatën e saj për të dhënat që dita ditës bëhen të ditura përmes mediave, duke bërë që të jetë absolutisht e nevojshmë t’i shkojmë deri në fund çështjes për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe aty ku është e përshatshme, të merren përgjegjësitë e nevojshme.
Serioziteti i fakteve të njohura deri më sot, duke vënë në pikëpyetje ose duke ngritur dyshime në lidhje me intergritetin e ndeshjeve të futbollit spanjoll, gjithashtu e shtyn Sevilla FC t’i kërkojë publikisht Ligës dhe RFEF, pasi përfaqësuesit më të lartë të futbollit spanjoll, për më tepër kreut të grupit të arbitrazhit, në mënyrë që, kur të vijë koha, të paraqiten në të gjitha procedurat që mund të dalin nga kjo çështje me përfundimin e hetimeve.
Së fundmi, është dëshira e Sevilla FC të deklarojë se, përtej klubeve dhe institucioneve të tyre, tifozët e të gjitha skuadrave meritojnë respekt dhe është përgjegjësi e drejtuesve të favorizojnë kontekstin e nevojshëm në mënyrë që ndershmëria e garave të jetë asnjëherë në pikëpyetje.” / h.ll/abcnews.al