Holta Zaçaj, është gjyqtarja më e re dhe e fundit që bëri betimin, ajo që u zgjodh kryetare e Gjykatës Kushtetuese, këtë të hënë. Gjatë tre viteve të ardhshme, në krye të trupës së gjyqtarëve kushtetues, do të jetë gjyqtarja Holta Zaçaj, Një emër që erdhi në majën e drejtësisë, si propozim nga Gjykata e Lartë.
Ajo që duhet të ishte një procedurë normale mes gjyqtarësh, në fakt rezultoi si gjithmonë një llogari. Holta Zaçaj u zgjodh pas dy raundesh të dështuara, javën e kaluar. Nese do dështonte edhe raundi i të hënës, pasuesja e Vitore Tushës do të zgjidhej nga goglat.
Në raundin e parë ajo mori 4 vota, më shumë se dy kolegët e saj kandidate, Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini. Por Në raundin e dytë të premten, 3 kandidatet morën nga 3 vota secila, duke shtuar dyshimet se ky proces do të përfundonte me sukses. Por java e re, solli reflektim nga ana e 9 gjyqtarëve.
Njëri prej tyre, që në fazën e parë preferonte Marjana Seminin në krye të Gjykatës, ka ndërruar mendje dhe votën e ka çuar tek Holta Zaçaj. Fiona papajorgji nga momenti parë, ka mbetur me 3 votat e saj besnike. Ndersa semini me nje vote, me gjase vota e saj per veten. Figura e saj është e panjohur e kështu duket dhe arsyeja që ka bindur një nga gjyqtarë që ka ndryshuar mendje të hënën. Por mesa duket ana e saj në dukje më e dobet, mund të jetë dhe vecoria e saj më e fortë. E të qenit e panjohur. Pra e pakonsumuar apo e papërdorur.
Funksioni kryesor që ka kryetari është se përgatit, thërret dhe drejton seancat plenare të Gjykatës Kushtetuese, pra është në dorë të tij se kur një çështje shkon për gjykim.
Dhe këtu interesin më të lartë e ka politika. Kjo gjykatë shpesh është përplasja e fundit e politikës, për çështje nga më ndjeshme të saj, siç ishte rasti i shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, në shkurt të vitit të shkuar.
E para çështje e nxehtë që do të jetë në dorë të kryetares së re sakaq, është Bordi i Naftës, i ankimuar nga opozita, e që do të shqyrtohet më 9 mars. Por duket se zgjedhja e saj shkon pertej ceshtjeve qe ajo ka sot ne dore. Dhe mund te lidhet me çështjet që mund të mbërrijnë në kushtetuese në të ardhmen.
Zonja Zaçaj përveç se brenda vendit, ka disa eksperienca edhe jashtë Shqipërisë, përkatësisht në SHBA dhe në disa organizata amerikane. Dhe amerikanët janë sot me te vemendshem se kurre ndaj gjykates kushtetuese.
Në fund të janarit, ambasadorja Juri Kim, ishte në gjykatë, për një takim me të 9-t gjyqtarët. “Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për t’i uruar sukses në zgjedhjen e kryetarit të ri”.
Pra prej nje muaji shba priste zgjedhjen e kryetarit te ri. Gjykata kushtetuese ishte e para që u rindërtua pas reformës në drejtësi dhe vendi ku më shumë se kurrë u përplasën interesat politike.
Sot, në kushtet e një opozite të dobet dhe të perçarë, duket se edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar se oponenca e vetme serioze ndaj qeverisë, do jetë pikërisht gjykata kushtetuese./abcnews.al