Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Rama nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet, vetë voton, vetë numëron

schedule18:22 - 23 Korrik, 2019

schedule 18:22 - 23 Korrik, 2019

Në një takimin me elektoratin e tij, kreu i opozitës Lulzim Basha nga Hasi tha se në 6 vjet qeverisje Edi Rama shkatërroi tre themelet e bashkëjetesës demokratike, pluralizmin, zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës. Basha theksoi se aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën.

“Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë. Ndryshimi i thellë, ekonomik dhe politik është prioriteti numër një i Partisë Demokratike e cila ka një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit, zgjidh problemet e rinisë, të fermerëve, zgjidh problemin e papunësisë, si problemi kryesor i vendit”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!