Sulmet ajrore izraelite shënjestruan një lagje banimi në kryeqytetin sirian të Damaskut herët të dielën, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.
Agjencia e lajmeve raportoi se sulmet kishin dëmtuar një kështjellë mesjetare në Damaskun qendror dhe një institut të arteve të vendosura atje.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se 15 persona, përfshirë një grua, u vranë në sulmet që synonin vende të lidhura me milicitë iraniane dhe grupin militant libanez.
Samer Abdo, një inxhinier që jetonte në një ndërtesë apartamentesh që u godit, tregon tmerrin që përjetoi ai me familjen e tij, pasi menduan se një tjetër tërmet preku vendin.
“Familja u tmerrua kur dëgjuam zhurmën e shpërthimeve.Kështu ata u veshën dhe donin të largoheshin me shpejtësi duke menduar se ishte një tërmet. Por fatkeqësisht ishte raketa.Një raketë goditi ndërtesën tonë dhe për fat të keq, një tjetër goditi dhe shkatërroi shtëpinë tone.”
Sulmet e ishin të parat që nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Nuk ka ende asnjë deklaratë nga Izraeli për sulmin. Sulmet ajrore izraelite shpesh synojnë vende në afërsi të Damaskut.
Sulmi i fundit i raportuar në Damask ishte më 2 janar, kur ushtria siriane raportoi se izraeli qëlloi me raketa drejt aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit të Sirisë, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit dhe duke vrarë dy ushtarë dhe duke plagosur dy të tjerë.
/abcnews.al