Shqipëria do të presë më shumë tuistë të huaj gjatë këtij viti. Operatorët turistikë shprehen se deri më tani prenotimet tregojnë për një rritje me gati 35% të të huajve që kanë zgjedhur vendin tonë për pushimet e verës. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa thotë se pritshëmritë për këtë vit janë shumë të larta.
Kërkesat janë nga të gjitha vendet por këtë vit ka pasur interes të lart sidomos nga spanjollët .
Charterat e parë pritet të mbërrijnë në vendin tonë në fillim të muajit maj
Viti që lamë pas ka qenë një ndër periudhat më të mbara për sektorin e turizmit në vend pas pandemisë.Të dhënat konfirmojnë se në vend kanë hyrë 7.5 milionë shtetas të huaj duke pësuar një rritje me 32.6%.