KUKËS- Ai është ndër tornitorët më të rrallë që kanë mbetur në Kukës. Edhe pse në penision, dëshirën për Ismet Muja e ka si ditën e parë. Ka mbi shpatulla 50 vite punë në këtë profesion të vështirë. Ka punuar në Gjeologji, njërën prej ndërmarrjeve të rëndësishme të sektorit të ekonomisë në Kukës.
Ismeti tregon se duhet të ishte preçiz në çdo detaj, pasi një gabim i vogël mund t’i kushtonte ndërprerjen e prodhimin. Mjeshtri profesionin e ka trashëguar te dy djemtë e tij. Në punishten e tij ruan ende tornon e parë që ka ardhur në Kukës. Zanatçinj të rrallë si Ismet Muja nuk mbajnë gjallë vetëm profesione në zhdukje, por dhe dashurinë për punën/abcnews.al