VIDEO/ Momente “tmerri” për “blutë” e Londrës, Azpilicueta shtrihet në tokë pas ndërhyrjes “makabër”

schedule19:12 - 18 Shkurt, 2023

schedule 19:12 - 18 Shkurt, 2023

Jo vetëm rezultati, por çdo gjë ka shkuar keq për “blutë” e Londrës, ditën e sotëm, ku pësuan disfatën e radhës, kësaj here përballë një kundërshtori shumë më të dobët se ta, Southampton.

Përveç golit të përsuar në fundin e pjesës së parë nga Ward-Prowse, djemtë e Chelsea tashmë duhet të vuajnë dhe mungesën e shokut të tyre, mbrojtësit spanjoll Cezar Azpilicueta, i cili kaloi momente “tmerri” ditën e sotme.

Në minutën e 74’-t, në një përpjekje për të larguar topin me kokë nga zona e rrezikut, mbrojtësi 33-vjeçar u godit me takë në fytyrë, duke mbetur si rrjedhojë i shtrirë në tokë, duke tronditur jo pak të gjithë lojtarët.

Vendimtare për gjendjen e spanjollit ishte ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor të “bluve”, të cilët i vendosën dhe oksigjen Azpilicuetas për t’i rregulluar frymëmarrjen. Tashmë Potter duhet të vuajë dhe mungesën e liderit spanjollë të mbrojtjes, teksa ende nuk është bërë me dije koha e rikuperimit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI NDËRHYRJEN: