I divorcuar nga gruaja dhe pinte alkool çdo ditë, zbulohet detaje nga krimi në Maliq, ku babai vrau të birin

schedule09:43 - 18 Shkurt, 2023

schedule 09:43 - 18 Shkurt, 2023

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku babai vrau me çekiç të birin.

Sipas gazetarit të ABC News, Roland Beqiraj, viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte në Francë dhe kishte vetëm disa muaj i kthyer nga Franca. Për shkak të divorcit, konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa ditën e djeshme është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se viktima, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Mirëpo, pas hetimeve është zbuluar se 50-vjeçari i dehur është konfliktuar në banesë me babain, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Si pasojë, 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me çekiç

që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!