U shpëtua pas 12 ditësh nën rrënoja, 34-vjeçari takon vajzën që lindi natën e tërmetit

schedule08:39 - 18 Shkurt, 2023

schedule 08:39 - 18 Shkurt, 2023

34-vjeçari, Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat pas 12 ditësh nga tërmeti dhe në spital u takua me bashkëshorten dhe vajzën e tij Almila, e cila lindi rreth 3 orë para tërmetit të parë.

Mustafa u shpëtua pas 261 orwsh dhe u ribashkua me gruan dhe vajzën e tij në spitalin e qytetit të Mersinit. Natën e tërmetit ai doli nga dhoma e gruas së tij për të shkuar në mensë, në një spital privat në Hataym.

Mustafa mbeti nën rrënoja. Gruaja dhe foshnja nuk u lënduan për shkak se nuk kishte shembje në dhomën e tyre. Gruaja e tij tha se Mustafa shkoi në mensë duke thënë “Do marr pak ajër” dhe mbeti nën rrënoja.

“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish.

Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.

Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish”, tha Mustafa.

“Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!