I ftuar në emisionin “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News ka qenë sondazhisti, Eduard Zalonshja, i cili ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
Ai tha se mazhoranca ka avantazh direkt në 42 bashki dhe opozita në këto bashki edhe sikur të ishte e bashkuar do ta kishte të pamundur.
“Sepse mazhoranca, PS dhe PSD në 42 bashki kanë fituar në mbi gjysmën e votave të vlefshme, në 8 të tjera morën më shumë vota se koalicioni i PD.
Kështu edhe nëse bashkohet gjithë opozita, mazhoranca ka sërish avantazh në 42 bashki.
Baza fillon aty ku ka ndaluar për herë të fundit ora elektorale. Socialistët do shkojnë të kërkojnë votat e tyre, po te këta njerëz,.
Nga ana tjetër kemi një kamp të ndarë në 3-4 pjesë. Edhe sikur të ishte e bashkuar, PS me PSD e fillonin garën me një epërsi,” tha fillimisht Zaloshnja.
Në lidhje me largimin e fundit të Dash Shehit, ai tha se votat opozitare ato janë dhe nëse ndahen në disa pjesë normalisht do të pakësohen mundësitë.
“Ai rezervuar votash është. Votat opozitare këtu janë, dhe nëse këto ndahen në disa pjesë, do nuk do pakësohen mundësitë. Ata edhe ashtu si kanë qenë , me ndarjen elektorale, edhe sikur barazim të ishte, i jep përparësi mazhorancës.
Të mendosh që edhe gjysma opozitare është e ndarë në disa copa, deri në 50 bashki e quaj normale të mazhorancës.
Edhe në Shkodër, situata është aty aty, që ka qenë një bastion i PD. Po hapet loja edhe ne Lezhë dhe Laç.
Mazhoranca ka tre avantazhe, e para nuk ka përçarje, e dyta, ndarja territoriale u bë pasi opozita e bojkotoi dhe e treta, opozita është e ndarë vetë.
Po nisem nga shifrat, me këtë situatë deri sot, nuk do të çuditesha që e majta të shkonte deri në 50 bashki.
Me këtë gjendje, nga sondazhet, nga historiku elektoral të 5200 qendrave votimi, më duket një situatë e vështirë për opozitën”, tha ai.
Në lidhje me revolucionin e shpallur nga Sali Berisha, Zaloshnja u shpreh se ai revolucion jep rezultat vetëm te mbështetësit e zjarrtë të tij, por kjo nuk mjafton për të fituar zgjedhjet.
“Revolucioni i Berishës, jep rezultat të pasuesit e tij të zjarrtë. Kur vjen puna te votat nuk të mjaftojnë votat e entuziastëve.
Berisha mund të shkojë te 20-28%”, u shpreh Zaloshnja.r.t/abcnews.al