Shkrimtari i tranzicionit, Fatos Kongoli e ka cilësuar politikën në Shqipëri një katrahurë. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, ai është shprehur se askush nuk është i kënaqur me politikën përveç fanatikëve.
“Nuk e di nëse mund të gjesh një njëri përveç fanatikëve, që të jetë i kënaqur, e kam fjalën për politikën e ditës. Është një katrahurë e gjitha”, tha shkrimtari.
Më tej, Kongoli ka folur për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat sipas tij, fshihen nga personat që kanë probleme me to.
“Le të hapen dosjet. Unë jam shprehur herë pas here për këtë. Dosjet mesa duket fshihen nga ata që kanë probleme me dosjet”, deklaroi ai./abcnews.al