Lazio arriti të fitonte minimalisht në ndeshjen e parë të Conference League përballë CFR Cluj. Për ekipin italian nuk ishte e lehtë të ruante rezultatin pasi ata mbetën me 10-të lojtarë që në minutën e 15-të të pjesës së parë, pasi Patric u ndëshkua me të kuq. Heroi i kësaj sfide ishte kapiteni Immobile pasi shënoi golin e vetëm të takimit.
Gjithsesi, skuadra e Sarrit dukej gjithmonë në kontroll të ndeshjes dhe pasi iu afrua golit të dytë disa herë, lodhja filloi të ndihej në këmbët e lojtarëve të Lazios dhe jo vetëm.
Në minutën e 83-të, kamerave nuk u ka shpëtuar presidenti i Lazios, Claudio Lotiti, duke dremitur në tribunën e Olimpicos pranë drejtorit sportiv të klubit, Igli Tare. Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë dhe i Lazios vihet re duke e parë çuditshëm me bisht të syrit presidentin./ h.ll/abcnews.al