Me performancat e tij te Chelsea, senegalezi Kalidou Koulibaly po tregon vazhdimisht që është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe në një intervistë për prestigjiozen “Bein Sport”, Koulibaly ka treguar prapaskenat e kalimit te “blutë” e Londrës.
Koulibaly ka treguar se i gjithë procesi i tij i transferimit është “dirigjuar” nga ish-trajneri gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel, i cili e pëlqen shumë mënyrën se si senegalezi performon në fushë.
“Kishim një përballje Napoli-PSG në Champions, kur ai ishte në Paris, të dyja ndeshjet përfunduan në barazim. Ai u përpoq të më rekrutonte në PSG. Nuk ndodhi, por më pas ndodhi në Chelsea verën e kaluar.
Ai ishte vërtet entuziast dhe unë gjithashtu isha i lumtur që punoja me të, shumë keq që nuk zgjati shumë. Ai ishte shumë i rëndësishëm për ardhjen ime te Chelsea dhe unë duhet ta falënderoj atë”,- u shpreh senegalezi 31-vjeçar. /i.m /abcnews.al