Lukaku u kthye tek Interi në formë huazimi nga Chelsea për 8 milionë euro plus bonuse, duke lënë një takim për verën e ardhshme për të rinovuar marrëveshjen. Dëshira e lukakut është të qëndrojë tek Interi, por me pagën prej 12 milionë euro bruto dhe me këto paraqitje, është e vështirë të merret si e mirëqenë e ardhmja e tij në Milano.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi po shikon përreth për të gjetur një sulmues tjetër. Marcus Thuram ishte zgjedhja e parë e Interit para se Lukaku të vishte për herë të parë fanellën e tij me zikaltërit, por operacioni dështoi pasi sulmuesi francez pësoi një dëmtim të rëndë. Sot, Interi është përsëri në kontakte, por duhet të përballet me Bayern Munich për shërbimet e tij.
Opsioni i dytë është braziliani i Liverpool, Roberto Firmino. Braziliani ende nuk ka rinovuar me klubin e tij anglez dhe do në fakt të gjitha kushtet e tij përshtaten me Interin. Kontaktet kanë filluar, por negociatat nuk do të jenë të lehta./h.ll/abcnews.al