McGonigal, Spiropali: S’ka hetim në SHBA, jeni katandisur në revolucion bilbilash

schedule12:01 - 16 Shkurt, 2023

schedule 12:01 - 16 Shkurt, 2023

Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se ata që kërkojnë sot hetime për çështjen McGonigal dhe akuzat e lidhura me kryeministrin Edi Rama, nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë për krimet që kanë kryer. Ajo riktheksoi se akuzat ndaj kryeministrit për ish zyrtarin e FBI-së janë të stisura nga opozita.

“Ata që nuk kanë kërkuar falje dhe nuk janë hetuar për krimet që kanë bërë, të duan sot të hetojnë krime që ekzistojnë vetëm në kokën e tyre. Nuk ka një çështje të tillë as në SHBA as këtu dhe askund. Por ju jeni të lirë të fantazoni dhe të trilloni siç keni bërë.

Ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat për këtë temë për t’i vënë njëherë e mirë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj të brendshme. Jeni kthyer në ndihmësa të non gratës, në badigartë të tij dhe njerëz që i mbani qiriun një njeriu që sot dhe sa të ketë jetë, nuk do të ketë kthim në piramidën e këtij shteti.

Ju po mbroni SHBA nga një njeri që e kanë shpallur ‘non grata’ si rrezik për sigurinë e tyre. Ky është kulmi. Nuk është rastësi fakti që familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë depozituar një kallëzim në SPAK për një provë të re që ka dalë dhe sigurisht që kjo foltore do të bllokohet se ka lidhje me atë që ndodh në SPAK dhe me krimet e vjetra dhe jo me krime që janë në kokën tuaj.

Kryeministri do të jetë këtu në mocionin me debat jo për ju sepse jeni katandisur me revolucionin e bilbilave por për qytetarët që meritojnë të kenë përgjigje dhe se sa të çartur jeni ju në aksionin tuaj politik.”, tha Spiropali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!