Diktatori Kim Jong-un ka vendosur një ligj të ri i icli ndalon të gjithë koerano-veriorët që të kenë të njëjtin emër me vajzën e tij 10-vjeçare.
Ligji i ri i bllokon prindërit që të përdorin emrin e vajzës së tij, Kim Ju-ae, ndërsa detyron këdo me të njëjtin emër të zgjedhë një tjetër.
Shumë ekspertë besojnë se Kim Ju-ae po përgatitet nga i ati si liderja e ardhshme e Koresë së Veriut dhe se këto janë hapat e parë të saj në këtë drejtim.
Regjimi koreano-verior ka shpallur të njëjtin ligj për emrat e ish-liderëve të tjerë dhe atij të Kim Jong-un, gjë që rrit besimin se e bija e udhëheqësit po projektohet të ndjekë të njëjtën rrugë.
Një burim në provincën e Pyongan-it të Veriut, e cila kufizohet me Kinën, tha se njerëzit që përdornin emrin Ju-ae në Chongju ishin thirrur së fundmi nga shërbimet e sigurisë.
“Ministria e sigurisë thirri gratë e regjistruara në departamentin e regjistrimit të rezidentëve me emrin “Ju-ae” në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre”, u shprehën ata. /abcnews.al