Incidente të rënda shpërthyen të hënën në një hotel në Antalia të Turqisë mes ukrainasve dhe rusëve. Konkretisht, anëtaret e klubit rus Yaroslavl Shinnik dhe atij ukrainas FC Minaj, zgjodhën të qëndrojnë në hotelin “Royal Seginus”. Nga raportimet e “Baza Telegram” thuhet se incidentet nisën pasi anëtarët e ekipit ukrainas kërkuan që trajneri i skuadrës ruse të këndonte himnin kombtarë të vendit të tyre.
Trajneri ka reaguar dhe ka nisur përplasja fizike. Nga informacionet thuhet se lojtarët e ekipit ukrainas kanë godiur në ashensor një futbollist rus.
Është dashur të ndërhyjë policia për të ndalur incidentet teksa kanë mbërritur në hotel dhe ambulancat për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Lojtari i ekipit rus, Ilya Gruznov kishte disa brinjë të thyera dhe Dmitry Samoilov the gishtin e tij. Gjithsej janë raportuar për 4 të lëndaur. Dy skuadrat shkuan në Turqi për të marrë pjesë në një turne dhe pas incidentit ndërruan hotelin./ h.ll/abcnews.al
Як козаки москалів ганяли! Або Минай щимить російський Шинник ???? Це частинка гарячих розбірок у Туреччині. pic.twitter.com/rOA6GwAECp
— Роман Бебех (@roman_bebekh) February 14, 2023