Shoferi i dehur la derën hapur, rrëzohet nga autobusi fatorinoja

schedule18:45 - 21 Korrik, 2019

schedule 18:45 - 21 Korrik, 2019

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili drejtonte autobusin e unazës në Durrës. Ai ka lënë hapur derën e autobusit dhe për pasojë është rrëzuar fatorinoja S.T.,50 vjeçe.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al