Zgjedhjet në Ukrainë, sondazhet paralajmërojnë fitoren e partisë së Presidentit

schedule12:45 - 21 Korrik, 2019

schedule 12:45 - 21 Korrik, 2019

Volodimir Zelenski është pranë një fitoreje të re. Vetëm tre muaj pas marrjes së presidencës së Ukrainës, ish-aktori komik përgatitet të fitojë dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Partia e tij “Shërbëtor i Popullit” sipas sondazheve, pritet të marrë 52 për qind të votave.

Po ashtu, 70 për qind e deputetëve në parlamentin e ri pritet të jenë emra të panjohur për politikën vendase. Pritet të hyjnë në parlament dhe deputetët e partisë filo ruse, me rreth 13% të votave, ata të ish- presidentit Petro Poroshenko, por dhe të ish kryeministres Julia Timoshenko. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!