Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka lënë “selinë blu” dhe i është drejtuar parlamentit, aty ku në orën 17:00, pritet që të nisë protesta e thirrur në fundin e protestës së 11 shkurtit.
Pak para protestës Berisha mblodhi Grupin Parlamentar ku u shpreh se deputetët e PD në parlament janë trajtuar në mënyrë antikushtetuese dhe kjo protestë do të jetë pikërisht për të mbrojtur interesat e qytetarëve që kanë votuar opozitën.
“Ne në parlament do të bëjmë një betejë të fortë. Nuk mund të ecet siç është ecur. Ligjet tona nuk lexohen në parlament. Nuk po them që nuk miratohen, por leximi, shqyrtimi është detyrim kushtetues, është detyrim i yni para atyre që na kanë besuar, që presin të jemi zëri i tyre në parlament.
Por ne nuk mund të jemi. Një njeri, kryetarja e parlamentit vendos gjithçka në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin. Sot është thirrur një protestë tek parlamenti, zëri ynë do të jetë brenda parlamentit, jashtë parlamentit. Nuk kemi asnjë qëllim përveç se një thirrje për çdo qytetar shqiptar, një apel, kushtrim se në këtë parlament sot nuk respektohet asnjë e drejtë e opozitës. Se ky parlament bën gjithçka që opozita ta bojkotojë atë, por opozita nuk e bojkoton parlamentin, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe atyre që e kanë votuar,” tha ndwr tw tjera Berisha.r.t/abcnews.al