17 persona, pjesë të një bande të strukturuar kriminale janë arrestuar mëngjesin e kësaj të diele në Itali. Opercioni i realizuar nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare është shtrirë nga Sardenja, Emilja Romanja, e deri në Shqipëri, sipas mediave italiane.
Të arrestuarit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur, akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarje droge.
Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është në vijim, ndërsa nuk bëhen ende me dije detaje të tjera. /ABC News Albania 24/7