Napoli vazhdon rrugëtimin drejt Scudettos në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur 3-0 Cremonesen në “Maradona Stadium”.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 pasi Kvaratskhelia shënoi në minutën e 22-të. Gjeorgjiani dribloi dhe u fut bukur brenda zonës duke shënuar golin e avantazhit.
Në pjesën e dytë, ishte Osimhen i cili dyfishoi shifrat në minutën e 65-të, pasi Kim dërgoi topin në këmbët e nigerianit dhe nuk mund të gabonte përballë portës.
Kapakun ndeshjes ia vë Elmas në minutën e 79-të, me Di Lorenzon që shërbeu mjaft mirë për të brenda zonës.
Me këtë fitore, Napoli tashmë shkon në 59 pikë dhe regjistron vetëm fitore radhazi në Serie A./ h.ll/abcnews.al

