Aksion kundër informalitetit tek Shkëmbi i Kavajës

schedule19:01 - 20 Korrik, 2019

schedule 19:01 - 20 Korrik, 2019

Bizneseve në shkelje të ligjit në zonën e Shkëmbit të Kavajës iu është ndërprerë aktiviteti. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ishte e pranishme gjatë aksionit ku apeloi për respektim të detyrimeve ndaj shtetit.

Regjistroni hotelet fillimisht në institucionet shtetërore më pas në “Booking”. Apeli vjen nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë. Denaj ishte e pranishme në aksionin kundër informalitetit në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një ndër subjektet rezultoi me probleme.

“Unë shpresoj që ju të paktën të kuptoni që kjo nuk është e qëllimshme, nuk është për të penguar punën tuaj.Përkundrazi, ne në momentin që ju u regjistruat dje po e zhbllokojmë menjëherë. Sot është e shtunë, i gjithë ekipi është duke punuar, të shtunë e të diel, dhe në këto situata ne jemi në ndihmën tuaj. Por është e pamundur që të regjistroheni më përpara në Booking përpara organeve administrative në Shqipëri dhe jo vetëm tatimore. Të gjithë regjistrimet janë të nevojshme”.

Ministrja theksoi rëndësinë e regjistrimit të një biznesi jo vetëm në QKB dhe organet tatimore, por edhe deklarimin e punonjësve, lidhja e kontratës së energjisë elektrike dhe atë të furnizimit me ujë./ABC News Albania 24/7