Sekuestrohen 65 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

schedule08:43 - 12 Shkurt, 2023

schedule 08:43 - 12 Shkurt, 2023

65 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme janë sekuestruar sot në Elbasan. Si pasojë është arrestuar një 40-vjeccar, i cili që kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas, për të transportuar sasinë e druve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Sekuestrohen 65 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Vihet në pranga 40-vjeçari që kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas, për të transportuar sasinë e druve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Në vendin e quajtur “Urak”, Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për verifikim, një automjet tip “Scania” me rimorkio, më të cilin po transportoheshin 65 m3 dru zjarri.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. Ç., i cili për transportimin e tyre kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas.

Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi A. Ç. iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një faturë të lëshuar pas ndalimit të automjetit./abcnews.al