Nedim Bajrami: Idhulli im është Zidane, krenar që luaj për kombëtaren e Shqipërisë

schedule12:45 - 10 Shkurt, 2023

schedule 12:45 - 10 Shkurt, 2023

Nedim Bajrami ka debutuar në ndeshjen e fundit që Sassuolo luajt ndaj Atalantës, por prezantimi i tij para mediave është bërë ditën e djeshme. Fantazisti i kombëtares shqiptare ka folur për faqen e klubit, duke treguar etapat e tij në karrierë nga të rinjtë e Grasshopers te Sassuolo, por edhe nga ekipet e moshave të Zvicrës, te Shqipëria.

“Jam shumë i lumtur për debutimin tim kundër Atalantës. Ishte një ndeshje e rëndësishme që kemi fituar dhe mungoi vetëm goli. U tregua i aftë Muso te gjuajtja ime, por sipas meje mund të gjuaja më mirë unë.

Zgjodha Sassuolon që është një ekip i rëndësishëm, me një trajner që njihja më parë. Kam folur me të dhe janë djem të fortë. Është një ambient si Empoli, me të rinj që dinë të luajnë futboll dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

Java e parë ishte e mirë, takova disa lojtarë që njihja, por edhe të tjerë që më pritën mirë. Kam njohur Pinamontin te Empoli, jam ndjerë mirë me të në fushë dhe jashtë, shpresoj të kthehet sa më parë me ekipin.

Pritshmëria ime është të ndihmoj ekipin me karakteristikat e mia dhe të shënoj sa më shumë gola dhe jap asiste.

Unë kam lindur në Zyrih, me origjinë shqiptare. Kam bërë ciklin e të rinjve te Grasshopers, deri te skuadra e parë. Prej 3 vitesh e gjysmë jam në Itali. Isha tre vite e gjysmë te Empoli, një eksperiencë e bukur. Gjëja më e bukur ishte kur fituam Serinë B me trajnerin Dionisi, kam bërë gola dhe asiste dhe jam i lumtur për ta, por mund të përmirësohesh gjithmonë.

Idhulli im? Zidan është idhulli im, më linte përshtypje eleganca dhe inteligjenca në fushë kur luante.

Kombëtarja? Kam bërë të gjithë sektorin e të rinjve me kombëtaren e Zvicrës. Pastaj mora këtë telefonatë nga Edi Reja dhe më pyeti nëse dëshiroja të vija të luaja për Shqipërinë. Fola me familjen time dhe në fund zgjodha me zemër për Shqipërinë. Jam i lumtur dhe krenar që luaj për Shqipërinë. Momenti i veçantë ishte debutimi kundër Hungarisë dhe ndeshja kundër Italisë.

Ëndrra e fëmijërisë? Kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha futbollist dhe të luaja në stadiumet e mëdhenj.

Lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje këtu është Dibala, një lojtar sipas meje shumë, shumë i fortë”, tha ndër të tjera Bajrami në prezantimin e tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!