“Biseda rreth seksit” është libri më i ri i botuar nga shtëpia botuese Pegi, i cili pritet të thyejë tabu mes komunikimit në çift në Shqipëri.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, botuesja Loreta Berhami ka treguar se çfarë përmban konkretisht ky libër dhe sa mund të ndikojë në marrëdhënien tonë me partnerin.
“E vështirë të flitet rreth seksit. Në libër thuhet në mënyrë të përgjithshme që ekziston ndjenja e turpit rreth seksit. Është diçka kaq private, e cila thuhet pas dyerve të mbyllura, për të cilën nuk na është mësuar kurrë të flasim, përkundrazi na është mësuar që janë gjëra për të cilën nuk flitet. Edhe nëpër filma, seksi thjesht ndodh, është diçka që ti bën, por nuk flitet. Edhe kjo ndjenja e fajit dhe e turpit e rritur brenda nesh, të gjithë e kemi, kush më shumë e kush më pak, na pengon. Libri ka për qëllim se si të na jap disa instrumenta shumë të thjeshtë se si me partnerin duhet të ndodhin në çift, pasi është pjesa më e rëndësishme e jetës tënde. Në libër thuhet se çfarë duhet të diskutosh, problemet nga më të ndryshmet që të mos kthehen në shqetësime”, u shpreh ajo.
Më tej, Loreta theksoi se duke qenë se Shqipëria ka një shoqëri konservatore, edhe kultura seksuale është e pakët pasi askund nuk flitet për këtë temë.”
“Janë botuar libra edhe më skandaloz në Shqipëri, janë blerë dhe janë shitur. Jemi në Shqipëri që është një shoqëri shumë konservatore, ende feja ndikon. Duke qenë se kulturën e edukimit psikologjik nuk e kemi shumë të zhvilluar, edhe kultura seksual është pjesë e saj, në familje jo e jo nuk flitet. Edhe kjo lloj mëndësia ne na bllokon. Por ky nuk është libër që flet për këto lloj metoda, po flitet për komunikimin në çift, flitet fare hapur”, shtoi botuesja./abcnews.al