SHBA ofron 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

schedule23:39 - 9 Shkurt, 2023

schedule 23:39 - 9 Shkurt, 2023

Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka konfirmuar se do të japë 85 milion dollarë ndihmë urgjente humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrues. Kjo vjen pasi mbi 40 vende u zotuan të ofrojnë ndihmë për të dy vendet, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, të cilët janë në luftë.

“USAID po ofron ushqim dhe strehim urgjent për refugjatët dhe njerëzit e sapo zhvendosur, furnizime dimërore për të ndihmuar familjet të përballojnë të ftohtin, shërbime kritike të kujdesit shëndetësor për të ofruar mbështetje ndaj traumës, ujë të pijshëm të sigurt për të parandaluar sëmundjet dhe ndihmë higjienike dhe sanitare për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe shëndetshëm”, thuhet në një deklaratë.

Britania e Madhe ka premtuar rreth 8 milionë paund ndihmë për Turqinë dhe Sirinë. Britania konfirmoi 3 milionë paund shtesë për Helmetat e Bardha për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente në Sirinë veriperëndimore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!