Pas një fillim sezoni fantastik dhe një Botërori për t’u mbajtur mend, Rafael Leao duket se po kalon një formë të keqe, ku në 8 ndeshjet e fundit me fanellën e “djajve” të Milanos, ka shënuar vetëm 2 gola dhe asistuar 1.
Mbi performancat e djaloshit ka folur dhe Zlatan Ibrahimoviç, duket se ka shumë besim te “luzitani”, ku tha se procesi i rinovimit të kontratës, por dhe klubet e mëdha që e kanë vënë Leaon në “shënjestër” të merkatos.
“Ai kishte një vit fantastik ku fitoi dhe çmimin e lojtarit më të mirë në kampionat. Më pas kontrata, interesimi i klubeve të tjera, Botërori e kështu me radhë. Por ai duhet të mbetet i fokusuar në futboll. Gjithçka tjetër do të vendoset dhe ai duhet të mendojë vetëm për lojën.
Ai është më i fortë se një vit më parë. Këtë vit të gjithë e morën vesh kush është Leao, vitin e kaluar folën më pak për të. Tani ata e dinë se ai është një nga më të fortët dhe e trajtojnë atë me më shumë vëmendje”,- u shpreh “lideri” i Milan. /i.m /abcnews.al