“Ikëm nga lufta, tërmeti ishte katastrofë”, drama e 40-vjecarit në Siri që humbi 25 familjarë

schedule15:31 - 9 Shkurt, 2023

schedule 15:31 - 9 Shkurt, 2023

Siriani i zhvendosur, Ahmad Idris, tani një baba dhe gjysh i pikëlluar humbi 25 nga anëtarët e familjes së tij në tërmetin katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë. Ai është në lot ndërsa shikon trupat e familjarëvë në një morg të improvizuar. 40 vjecari eci mes tyre, duke thirrur emrat e të dashurve të tij.

“Kam humbur vajzën time, dy djemtë e saj, familjen e dhëndrit,  familjen e gruas sime, të gjithë. Janë 25 vetë.

Idris, i cili u zhvendos nga qyteti i tij  se bashku me familjen, i tha Associated Press se ikën nga lufta për të gjetur një strehë të sigurt, por në fund fati i tij ishte katastrofë. Qan teksa mban në duar trupin e pajetë të nipit të tij të vogel

“Shikoni padrejtësinë që na ndjek dhe çfarë ndodhi me ne.Me gjithçka që ka ndodhur. Nuk e kam menduar kurrë se mund të vinte diçka e tillë.”

Lëkundjet sizmike  në Siri rrëzuan mijëra ndërtesa dhe shtuan vuajtjen në një rajon të shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare e vendit dhe kriza e refugjatëve. Përpjekjet për ndihma janë penguar nga konflikti i armatosur dhe izolimi i rajonit të kontrolluar nga rebelët përgjatë kufirit, i cili është i rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia. Kombet e Bashkuara thanë se po “eksploronin të gjitha rrugët” për të cuar furnizime për veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!