Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8 në Turqi në orët e para të së hënës, më 6 shkurt, ka tronditur botën. Mijëra njerëz nga Turqia dhe Siria humbën jetën, ndërsa numri i të zhdukurve mbetet i panjohur.
Imazhet e rrënojave dhe videot e përpjekjeve mbinjerëzore të shpëtimit po bëjnë xhiron e internetit. Të gjitha videot dhe fotot janë shumë prekëse, sidomos ato me fëmijët e vegjël.
Foshnjat që lindin shpresë
Videoja e një burri që vrapon me një të porsalindur të zhveshur në krahë ishte një nga të parat që bëri xhiron e internetit. Foshnja lindi në rrënojat dhe mrekullisht arriti të mbijetojë, por nëna jo. Një i afërm i foshnjës që foli për AFP thotë se foshnja është e vetmja e mbijetuar e familjes, ndërsa sipas AFP foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës së nënës së saj kur mbërritën shpëtimtarët.
The moment a child was born ? His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023
Foshnja u transferua në Afrin ku po merr kujdesin e nevojshëm.
Një tjetër histori tronditëse, ajo e foshnjës që u çlirua nga rrënojat pas 30 orësh. Ndërsa shpëtimtari nxjerr foshnjën nga rrënojat, turma brohoriti. Sipas raportimeve, foshnja është e shëndetshme.
30 saat sonra bir melegimiz kurtuldu ?? cok saglikli…
Birazda iyi haberler duyalim ??#islahiye pic.twitter.com/hzxFL7nSo6
— The Captain (@_TheCaptain___) February 7, 2023
53 orë nën rrënojat e një pallati 5-katësh pa ushqim dhe ujë, mbeti i bllokuar një foshnjë 1 vjeç në provincën e Sanliurfa. Në video, foshnja tashmë është e sigurt në duart e shpëtimtarit.
A one-year-old baby was miraculously rescued 53 hours after earthquakes hit southern Türkiye
? 2 days went by. No food, no drink
? Toddler is from SE Sanliurfa province
?️ Rescued from under 5-story building https://t.co/Pybe6lU8ec pic.twitter.com/eoiDEB4QFO— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 8, 2023
Masal 1.5 vjeç u shpëtua i gjallë pas 55 orësh. Nëna e Yeliz Kıraççakalı është ende e bllokuar, por është gjetur nga ekipet e shpëtimit që po përpiqen ta nxjerrin atë nga nën rrënoja me përpjekje të përbashkëta. Yeliz u tha atyre se ajo arriti të mbante gjallë vajzën e saj duke e ushqyer me gji.
• TSK arama kurtarma ve Ankara Büyükşehir Belediyesi İtfaiye ekipleri, enkazda dinleme yaptı
• Enkazdan ses alan ekipler, tünel açtı
• Baba, büyük mutluluk yaşadıKahramanmaraş’ta 1,5 yaşındaki Masal depremden 55 saat sonra enkazdan çıkarıldı https://t.co/gPrx41lbDl pic.twitter.com/rq2vecPj70
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 8, 2023
Një tjetër foto që ka bërë xhiron e internetit, kjo me një foshnjë disa muajshe që thith gishtin e një shpëtimtari.
Fotoja e mëposhtme e minatorëve që gjetën gjallë nën rrënoja një foshnjë vetëm disa muajshe është gjithashtu tronditëse dhe prekëse.
/abcnews.al