Plot 8 milionë vizitorë, shkrimtari shqiptar pjesë e Panairit të Librit më të madh në botë në Kajro

schedule09:15 - 9 Shkurt, 2023

schedule 09:15 - 9 Shkurt, 2023

Sukseset e shqiptarëve në botë nuk kanë së përfunduari. Më i fundit vjen nga fusha e letërsisë, ku shkrimtari Ylljet Aliçka ka qenë i ftuar në panairin e librit në Kajro, i cili është i dyti më i madh në botë.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se ishin 8 milionë vizitorë që blinin libra dhe libri i tij “Rrëfenjë me ndërkombëtarë” ishte përkthyer edhe në arabisht.

Sipas Aliçkës, në panair ishin shumë pak libra nga shkrimtarë shqiptarë si Kadare, Besnik Mustafaj dhe Fate Velaj.

“Ishin 8 milionë vizitorë dhe blinin libra. Vinin nga Libia, Jordania, Arabia Saudite, pra gjithë bota arabe aty dhe kishte edhe të ftuar nga Anglia, ishte një serb dhe unë për herë të parë nga Shqipëria. Isha në programin e panairit, ishte një ftesë ekzotike. Është panairi i dytë më i madh në të gjithë botën dhe ne në shifra jemi më shumë se Frankfurti. Është e gjithë bota arabe, gjuhë që nuk e njohin. Unë jam botuar edhe në arabisht.

Nga letërsia shqipe që ishte e varfër natyrisht, aty ishte Kadare, Besnik Mustafaj dhe Fate Velaj, për librat po flas, jo fizikisht”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!