Tërmeti në Turqi, MEPJ-ja publikon kontaktet për shqiptarët që duan ndihmë

schedule13:31 - 8 Shkurt, 2023

schedule 13:31 - 8 Shkurt, 2023

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar numrat e kontaktit për shqiptarë që janë prekur nga tërmeti  shkatërrues në Turqi. Shqipëria deri tani ka dërguar dy ekipe të kërkim-shpëtimit në Turqi. Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi.

Postimi i kryeministrit Rama: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168,
Stamboll:(+90) 539 656 621 9
Ankara: (+90) 549 561 198 5

Në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it: [email protected]ë solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona”, shkruan Rama.

Si pasojë e tërmetit deri tani numri i viktimave ka shkuar mbi 11 mijë, ndërsa vijojnë kërkimet për të nxjerrë njerëzit e tjerë të mbetur poshtë rrënojave.