Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë janë në gatishmëri për të shpëtuar personat që kanë mbetur në rrënoja pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Një 2-vjeçar po bën xhiron rrjetit, i cili u shpëtua nga rrënojat pas 44 orësh.
Aferin Muhammed.
Suriye vatandaşı Muhammed Ahmed’i de arama kurtarma ekibimiz Antakya’da enkaz altıdan sağ bir şekilde kurtardı. pic.twitter.com/lSxwSqyex0
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) February 7, 2023
Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi 2-vjeçarin 44 orë pas tërmetit nga rrënojat në distriktin Hatay Defne.
Anëtarët e ekipit të shpëtimit i dhanë ujë vogëlushit me kapakun e shishes, ndërkohë në video shihet teksa i vogli buzëqesh pasi piu ujë.
/abcnews.al