U angazhua për fikjen e zjarreve, rrëzohet aeroplani në Australi

schedule08:59 - 8 Shkurt, 2023

schedule 08:59 - 8 Shkurt, 2023

AUSTRALI- Një aeroplan i tipit Boeing 737-300 është rrëzuar në Australi, kurse mediat e atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për një aeroplan të angazhuar në fikjen e zjarrit. Sipas rrjetit televiziv australian ABC, dy pilotët që pilotonin me aeroplanin kanë arritur të shpëtojnë, pavarësisht se pësuan lëndime të lehta trupore.

Aeroplani i rrëzuar i përkiste kompanisë Colson Aviation, që ishte futur në përdorim për fikjen e zjarrit që shpërtheu në parkun nacional “Fidgerald River”, që gjendet rreth 443 kilometra në jugperëndim të Perth.

Siç është bërë e ditur nga Colson Aviation, Boeing është dashur të kryej dy fluturime, por u shfaq një problem teknik gjatë fikjes së zjarrit. Gjithçka nisi kur fluturakja nuk arriti lartësinë e nevojshme dhe u përplas në një zonë malore, ku nga shpërthimi i fuqishëm një hapësirë e madhe u përfshi nga zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!