VIDEO/ Pacientët kanë mbushur korridoret, situata kaotike brenda spitaleve turke

schedule14:34 - 7 Shkurt, 2023

schedule 14:34 - 7 Shkurt, 2023

Turqia duket se po kalon momentin më të vështirë të këtij shekulli. Dy tërmete fillimisht 7.8 Rihter dhe më pas 7.7 Rihter, kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në njerëz dhe infrastrukturë.

Pasojat duket se do të jenë më të mëdha se ato të 24 viteve më parë, ku humbën  jetën 17 mijë persona dhe plagosën 45 mijë të tjerë.

Nevoja për të marrë ndihmë mjekësore nga të shpëtuarit nën rrënoja është galopante. Raportohet se në spitale janë rreth 20 mijë të plagosur dhe ky numër vazhdon të rritet.

Pamjet që vijnë në një nga spitalet në zonën juglindore, tregojnë qartazi kaosin e krijuar, me korridore të cilat janë mbushur plot me pacientë që kanë nevojë për ndihmë.

Akoma më të vështirë e bën situatën edhe moti, i cili ka bërë një kthesë të frikshme .r.t/abcnews.al