Manchester City është kthyer në një objekt bisede në Angli dhe jo vetëm, pasi së fundmi Premier League e ka akuzuar për shkelje të përsëritura financiare.
Akuzat kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet mbi pagat, rregulloret e UEFA-s, përfitimin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin me hetimet e Premier League.
Së fundmi, sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit të Manchester City kanë marrë një paralajmërim nga trajneri i tyre Pep Guardiola. Sipas mediumit në fjalë, Guardiola ka thënë: “Nëse keni gënjyer me çështjet financiare për të cilat akuzohet klubi, unë do të largohem”.
Situata është shumë e ndërlikuar brenda shtëpisë së Manchester City dhe nuk dihet ende se si do të rrjedhin gjërat./ h.ll/abcnews/al