Shqipëria ndodhet në kushtet e një emergjence mjedisore. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ngre alarmin sa i përket situatës së mbetjeve në vend, ndërsa kritika të ashpra ka lëshuar për mënyren sesi kanë tentuar ta zgjidhin problemin paraardhësit e tij.
“Ne i kemi trajtuar mbetjet në mënyrën më të keqe të mundshme. Situata duhet të ndryshoje në mënyrë radikale. Kjo nuk ndodh me zgjedhje të pjesshme apo projekte pilot, ky është gabimi. Situata me mbetjet në Shqipëri alarmante.
Projekte miliona euro janë konsumuar për të bërë gjëra që janë mbivendosur. E pafalshme qe vijojme me miratimin e strategjive. Me paratë e harxhuara ndër vite Shqipëria do ishte vendi me i pastër në rajon“.
Problematika e krijuar nuk pret sa të realizohen investimet shumë milionëshe deklaroi ministri i Mjedisit dhe Turizmit i cili njoftoi se institucioni që ai drejton po pergatit ndryshimet ligjore për zgjidhje më të shpejta.
Njëkohësisht po punohet edhe standardizimi i tarifave që do të aplikohen.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit i bëri thirrje qyetarëve të denoncojnë çdo problematikë që konstatojnë në platformën e bashkëqeverisjes me qyetarët, ndërsa theksoi synimin që deri ne vitin 2020 Shqipëria të kthehet në vend konkurues në Evorpë sa i përket pastërtisë dhe gjelbërimit./abcnews.al